Gjatë vitit 2019 në terminalin perëndimor të portit të Durrësit janë përpunuar 277 anije, ndërsa numri i përgjithshëm i anijeve dhe trageteve të përpunuar në portin më të madh të vendit gjatë vitit që lamë pas arrin në 1,663 gjithsej.
Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës mësohet se në terminalin perëndimor, i cili administrohet nga APD, brenda një viti janë përpunuar mbi 772.320 ton mallra të ndryshme.
Në kalatat 1-5 të këtij terminali, i cili njihet edhe si terminali i mallrave gjenerale janë përpunuar kryesisht mallra si hekur, grurë, melaminë, plehra kimike, etj.
Krahasuar me vitin 2018, në kalatat e terminalit perëndimor gjatë vitit 2019 janë përpunuar 10% më shumë anije tregtare- përfunduan burimet portuale.