MENU
klinika

Ja cilat janë

6 ushqime për të cilat ia vlen të harxhoni pak më shumë!

11.01.2020 - 12:30

Ushqimi që hamë çdo ditë ndikon në shëndetin tonë. Dhe për shkak të kësaj, blerja e ushqimeve me vlerë janë një pjesë thelbësore për të pasur një jete të shëndetshme. Edhe nëse po përpiqeni të kurseni para, disa gjëra ia vlen të paguani më shumë.

Më poshtë po ju listojmë disa prej ushqimeve që ia vlen të paguani pak më shumë.

 

  1. Mish i freskët dhe me cilësi më të lartë

Nëse dëshironi të kënaqeni veten, një copë mishi cilësore është gjithmonë një ide e shkëlqyer. Është e vërtetë që duhet të paguani më shumë për mish më të mirë, por është gjithashtu më i shijshëm dhe më i shëndetshëm. Në mishin e lirë nganjëherë injektohet  ujë i kripur në mënyrë që shitësi të shesi mish të cilësisë të dobët.

 

  1. Çokollatë

Çokollata e lirë është kryesisht sheqer, yndyra dhe gjalpë ndërsa kakaoja me vlera minimale. Kjo është arsyeja pse aroma dhe cilësia nuk janë aq të mira dhe çokollata nuk shkrihet siç duhet në gojën tuaj. Kur bëni pazar për çokollatë, kërkoni një të errët dhe me sheqer të ulët. Kushton më shumë, por është shumë më e shëndetshëme dhe do t’i japë trupit tuaj disa antioksidantë shumë të nevojshëm.

 

  1. Frutat dhe perimet e freskëta

Ju nuk duhet të filloni të blini vetëm produkte organike, por kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet, do të ishte për të ardhur keq që të mos shfrytëzoni plotësisht përfitimet e natyrës. Disa ushqime, si luleshtrydhet, pjeshkët dhe spinaqi  mund të jenë plot me mbetje pesticidesh, kështu që kjo është arsyeja kryesore për të cilën ia vlejn paratë shtesë për të blerë ushqime bio.

Dhe përveç faktit se frutat dhe perimet organike janë më të shëndetshme dhe më ushqyese, ato gjithashtu shijojnë më shumë.

  1. Salmon i egër

Kur bëhet fjalë për përfitimet dhe lëndët ushqyese, konsumimi i salmonit të egër është zgjidhja më e mirë. Në krahasim me salmonin e rritur në fermë, salmoni i egër ka minerale më të larta, përfshirë kaliumin, hekurin dhe zinkun dhe gjithashtu ka më pak yndyrë, që do të thotë më pak kalori.

 

Do të duhet të paguani pak më shumë për peshq të freskët , por salmon i egër shijon më shumë. Nuk është i ngopur me  hormone dhe përmban më pak kimikate.

 

5. Vaj ekstra i virgjër

Herën tjetër kur të jeni në supermarket mendoni të blini vaj ulliri  të virgjër. Është pak më e kushtueshme, por është vaji i ullirit me cilësi më të lartë që mund të blini dhe me të vërtetë bën një ndryshim.

Vaji ulliri ekstra i virgjër konsiderohet më i shëndetshëm pasi nuk përpunohet ose trajtohet me kimikate dhe përmban nivele më të larta të vitaminave dhe mineraleve. Shija e ullirit është më e fortë në vajin e ullirit ekstra të virgjër, kështu që do të merrni vërtet aromën për të cilën po paguani paratë ekstra.

  1. Kos

Kosi grek mund të kushtojë dyfishin e çmimit të kosit të rregullt, por është më i trashë . Ai gjithashtu përmban më pak sheqer dhe pothuajse dyfish sasinë e proteinave si kos i rregullt, kështu që ju mban më të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore.

Falë ushqyesve që përmban, ngrënia e kosit grek mund të ketë një ndikim pozitiv në mirëqenien tuaj pasi mund të ndihmojë në forcimin e  kockave, shëndetin e zorrëve, uljen e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut nga diabeti.