MENU
klinika

Çfarë vëren Kurum?

Rama me ministrin turk: Do ndërtohet lagje me infrastrukturë nëntokësore

11.01.2020 - 12:35

Kurum: Rrugët nëntokësore të jenë më të gjera
Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar ministrin turk Murat Kurum në Laç ku do të ndërtohet edhe largjia e re me 500 shtëpi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se lagjia e re do të ketë infrastrukturë nëntokësore dhe mbitokësore, dhe të gjithë banorët që kanë humbur shtëpitë do të kthehen në banesa më të mira.

“Një lagje e re në vend të pallateve të vjetra, me infrastrukturë nëntokësore e mbitokësore model, ku të gjithë banorët që humbën shtëpitë do të kthehen në banesa shumë më të mira, do ta bëjë Laçin një nga shembujt më kuptimplotë të Rindërtimit”- shkruan Rama.

Rama tha se bashkë me problemin e strehimit do të marrë fund edhe problemi shumë-vjeçar i përmbytjes së Laçit.

“Ky është sheshi kryesor i ndërtimit. Ne duhet të riorganizojmë pamjen urbane të gjithë zonës. Paralelsiht pjesa juaj ndërtimi, pjesa jonë infrastruktura në të gjithë zonën. Kjo është pjesa e përroit që bën përmbytjen. Nga ana tjetër është një përrua i madh ku duhet gjetur zgjidhje teknike.

Është problem shumë i madh. Përmbytet gjithçka. Në 26 Tetor të vitit të shkuar i gjithë qyteti u përfshi në ujë. Kjo është e gjithë pjesa e përroit. I madhi është në krahun tjetër. Kjo është zona e ndërtimit. Ne do shohim edhe sistemimet në pjesën mbrapa”– shkruan Rama.

Ndërsa ministri turk u shpreh se në lagjet e reja duhen rrugë më të gjera.

“500 banesat që do bëjmë ne. Do ishte mirë që rrugët kryesore të jenë më të gjera”- u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të forcojmë kapacitetin e Emergencave"

Ndërtimi i 500 shtëpive/ Meta pret në takim ministrin turk

"Do zëvendësohen godinat e rrënuara nga tërmeti"

Firmoset marrëveshja, Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Laç