MENU
klinika

Balla: 2020 është viti i rindërtimit

Zgjidhet kryetari i ri i PS në Elbasan

11.01.2020 - 14:09

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë socialiste në Elbasan, ku theksoi angazhimet e PS për vitin 2020, duke filluar me pjesën më të rëndësishmë të këtij viti, që është rindërtimi i vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

“Viti 2020 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë sepse është viti i rindërtimit të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo fatkeqësi ka lënë pas, jo vetëm, dhimbjen e jetëve të humbura, por edhe shumë dëme ku mijëra familje janë pa shtëpi dhe po ashtu shumë institucione të dëmtuara.

Në lidhje më këtë situatë, qeveria ka parashikuar, jo vetëm buxhet, por edhe masat për shërimin e plagëve të lëna pas nga tërmeti. Brenda vitit 2020 duhet të kenë përfunduar të gjitha shtëpitë në zonat rurale dhe të jenë ngritur po ashtu të gjitha kantieret e ndërtimit në qytete”– tha Balla.

Por, teksa deklaroi se vëmendja dhe angazhimet e tjera të qeverisë në shërbim të qytetarëve nuk do të ndalen, Balla vuri theksin te një hap i madh përpara, përsa i përket shërbimeve publike:

“Do të doja t’i kërkoja bashkisë dhe të gjithë institucioneve publike që të bëhen përçues të një hapi të madh që ka ndërmarrë qeveria për digitalizimin e shërbimeve publike.”

Më tej, numri dy i PS tha se një luftë e pakompromis do të vijojë ndaj krimit e korrupsionit në çdo hallkë të tij.

“Luftën kundër krimit të organizuar do ta intensifikojmë shumë fort në ditët në vijim, për të identifikuar çdo lloj grupimi kriminal apo individi që e ka vënë pasurinë në mënyrë të pandershme.

Beteja ndaj KÇK-së nuk përfshin vetëm largimin nga sistemi i drejtësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, por edhe identifikimin dhe vënien para ligjit të çdo lloj elementi kriminal”– u shpreh kreu i grupit të PS.

Prej disa muajsh Partia Socialiste është në një proces riorganizimi, ripërtëritje dhe përgatitje për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2021, “mandati i tretë për ne është një konsolidim i gjithçkaje kemi arritur dhe një forcim i mëtejshëm i çdo pune të mirë që është bërë deri tani në Shqipëri”– deklaroi Balla.

Në Asamblenë Socialiste të Elbasanit u miratua edhe vendimi për Kryetaren e re të PS Elbasan deputetja Evis Kushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stoltenberg tregon përpjekjet e aleancës

“NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja”

Balla me ambasadorin Perpelea në terren

15 inxhinierë rumunë inspektojnë pallatet në Durrës