MENU
klinika

Shefja e BE-së në Kosovë viziton bazën e KFOR-it

“Siguria në rajon, parakusht për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi”

12.01.2020 - 08:51

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka vizituar bazën e KFOR-it në Kosovë, ku është pritur nga Michele Risi, komandant i KFOR-it.

Në komunikatën për media është treguar se Apostolova ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me KFOR-in si forcë shumë e rëndësishme e sigurisë.

Aty thuhet se Apostolova ka vlerësuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në rajon, e që sipas saj është parakushti për rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq, komandati i KFOR-it shprehu përkushtimin e tij për planifikimin dhe implementimin e projekteve që janë në të mirë të të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Kujtojmë, se dialogu mes Kosovës e Serbsië që një kohë të gjatë është në një fazë ngecjeje. Kjo periudhë përfshin kohën që nga vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës.