MENU
klinika

Materialet në dorë të Prokurorisë

Tërmeti/ 7 pallate të dëmtuara nën hetim

13.01.2020 - 10:20

7 pallate që kanë pasuar dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës. Organi i akuzës ka administruar provat e referuara nga policia gjyqësore në lidhje me këto objekte.

6 prej tyre janë pallate të ndërtuara para viteve ’90, ndërsa 1 pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka patur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballuar dot lëkundjet e forta sizmike.

Ndërsa për një pallat 10 katësh, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Materialet e referuara nga policia gjyqësore me kërkesë të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës, Milan Laska, dhe në ditët në vijim pritet të regjistrohet proçedim penal për tri vepra penale “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet e prokurorisë do të përcaktojnë nëse ka element të këtyra veprave penale, që sigurisht nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë.

Në Bashkinë e Lezhës janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate dhe 2 institucione që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me to.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrje për dërgimin e specilistëve

Janë dëmtuar 56 pallate dhe 255 banesa private