Aristokël Spiro, patriarku i ardhshëm Atenagora lindi më 25 mars 1886 në Vasilikon pranë Janinës. Vdiq më 7 korik 1972 në Kostandinopojë. I ati, Mateu ishte mjek, nje profesion thellëshit kristian. Të ishe mjek në Turqinë otomane, për një të krishter ishte arritje e madhe. E ëma, Helena ishte bjië e një artizani me emër, pronar I një punishte këpucësh prej Konice.
Familja e Mateut kishte tre fëmijë Aristoklin,Gjergjin dhe Agathën. Aristokli i`u përkushtua fesë dhe vazdoi studimet në Fakultetin Patriarkal të ishullit Halki, ranë Kostandinopojës. Pas përfundimit të studimeve emërohet sekretar i peshkopit të Manastirit, pastaj metropolit i Korfuzit. Në vitet 1931- 1948 shërbeu si drejtues i kishës ortodokse në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku pati marrëdhënje shumë të mira me presidentët Rusvelt dhe Truman. Arriti të organizojë 475 famullitë ortodokse atje, pas pëecarjeve që kishte përjetuar kjo kishë në vitet njëzetë.
Në Amerikë gjatë qëndrimit u ngrit Akademia e Shën Bazilit dhe Shkolla e Lartë e Teknolgjisë “Kryqi i Shenjtë”. Misioni fetar e lidhi me bashkëkombësin e vet, Fan Noli, kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës.
Më 1 nëntor të vitit 1948, Atenagora u ngrit në ronin e Patriarkut Ekumenik, duke u bërë Patriarku i 233 i Kostandinopojës, udhëheqësi shpirtëror ui të gjithë të krishterëve otodoksë të botës. Më 26 janar të vitit 1949 me aeroplanin personal të Presidentit Truman shkoi në Kostantindonopoë dhe të nesërmen u organizua ceremonia e fronësimit. Meqenëse emri i tij Aristokël nuk ishte emër shejti preferoi të quhet Patriarku Atenagora I. Para tij në fronin patriarkal kishte qenë Maximi V (1946 – 1948) dhe pas tij Demetri I ( 1972 – 1991). Atenagora është njëri ndër drejtuesit më të shquar të kishës së Lindjes. Frut i punës së tij janë 5 kongrese botërore të ortodokse të mbatura në vitet 1961 – 1968 dhe gjithë ajo punë e organizuar ër bashkimin e të krishterëve ortodoksë ë të gjthë botën.
Në janar të vitit 1946 Patriarku Eukumenik i Kostandinopojës, Atenagora I, u takua në Jerusalem me Papën, Pali VI. Ky ishte takimi i parë që prej atij të Florencës në vitin 1438. Më 7 dhjetor 1965 me ceremonin në Selinë e Shejtë në Vatikan dhe në Sinodin e Shenjtë të Konstandinopojës u vendos heqja e anatemave reciproke për shimën e vitit 1054.
Në lidhje me fillimin e bashkëpunimit midis të dy kishave motra Ai do të shprehej: “Unë nuk përjashtoj diferencat midis kishave, por them se duhet ndryshuar mënyra jonë e çasjes ndaj tyre. Në radhë të parë duhet përcaktuar e a është problem psikologjik, apo më shumë një problem shpirtëror. Në shekuj janë bërë biseda midis teologëve, por ato janë përqendruar në paraqitjen dhe mbrojtjen e pozicioneve të tyre. Unë kam një bibliotekë të tërë mme këto. Dhe pse? Sepse ata flasin me paragjykime për tjetrin de përpiqen të përfitojnë sa më shumë për veten.
E përsëris se nuk i injoroj këto vështrirësi, por prooi të ndyshoj atmosferën shpirtërore. Rikthimi i dashurisë reciproke do të bëjë t’i shohim gjërat në mënyrë krejt të ndryshme”.
Mjafton kjo pjesë nga vepra e tij për të dëshmuar se Patriarku Atenagora ishte ekumenik në fjalë dhe vepa, Apostull i unitetit dhe i paqes.