Nga: Ilir Metaj
Ulur në tavolinë, tek me përdhunoheshin veshët me muzikën e lokalit që bënte pis me tallava të Flori Mumajesit. Ajo që më dhembi më tepër, nuk ishin veshët e mi, po një grup të rinjsh ulur të tavolina përballë, që dinin përmendësh “tekstin”:
“…prandaj t’u ngjita
Ta boja me drita
Por nuk të arrita
Dije se të du, të du…”
O zot i madh!
Ku ishte problemi me ne? Ku gabuam e përfunduam këtu?!
Çfarë dreqin është ky brez i tredhur mendërisht?!
Me kujtohen të rinjtë e viteve 1990… mosbindja ndaj sistemit, zjarri në shpirt, kreativiteti i thekshëm, qytetaria, kultura, naiviteti, talenti…
Por, ja ku kemi mbërritur: të rinj që arrijnë orgazëm me “ta boja me drita”…
Sot ka fare pak gjurmë nga trashëgimia tronditëse e viteve 1990!
Ritmi i shpirtrave që po zgjoheshin në kërkim të ndryshimit, të derdhur me zjarr ne tingujt rok të atij brezi aq të pastër, aq te munduar, aq te sakrifikuar e aq poetik…
“E duam jetën ndaj na lini të jetojmë
O mik, o vëlla pak qetësi për shpirtin tonë
E shtrenjta ime ti këtë mbrëmje mos mungo
I kam harruar përkëdheljet mos harro
Çdo dashuri që të jetojë do ngrohtësi
Dhe toka s’rron pa diellin lart, pa kaltërsinë…”
Eh, mor Elton Deda, dita njëmijë!!!
“Tingulli i zjarrte” , ”Djemtë e detit”, “Albatros” , “Thunderway” , “Ritfolk” …
…Mumajesi, Elvana Gjata, Sinan Hoxha & Co…
Çfarë dreqin ndodhi me ne kështu?! Pse përfunduam këtu?!
Kitara u zëvendësua me klarinetën.
Talenti me mediokritetin.
Poetika me injorancën.
S.O.S. rinia shqiptare!