Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nis verifikimin për gjurmët e gishtave të kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt.
Organi i akuzës mësohet se i ka drejtuar një kërkesë kryebashkiakut, ndërsa gjurmët e gishtave fillimisht do ti merren nga ADISA.
Partia Demokratike ka denoncuar se Ismailaj është dënuar nga gjykata greke, dënim të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.
Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi dokumentin grek ku kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj figuron se është dënuar në Greqi me 3 vjet burg.
Bëhet fjalë për një dokument vërtetimi me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, ku Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.
Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.
Ky është denoncimi i katërt i PD-së për kryebashkiakët e PS-së, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës që u largua nga detyra, pasi i doli dënimi në Itali, Agim Kajmakut të Vorës që i doli dënimi në Greqi, dhe të Mark Babanit krybashkiak i Vaut të Dejës.
Pas marrjesë së kallzimeve nga Partia Demokratike sektori i dekriminalizmit ne prokurorinë e përgjithshme ka nisur verifikimet duke dërguar leter-porosi autoriteteve te shteteve nga pretendohet se është marrë denimi duke kryer verifikimet përkatëtese.
Për dy raste janë vërtetuar pretendimet e PD-së dhe ka nisur procedimi për falsifikim ndërsa per kryebashkiakun e Vaut të Dejës ende nuk ka ardhur konfirmimi.