MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

“Përça dhe sundo”, ky është plani i kryeministrit britanik!

14.01.2020 - 21:38

Boris Johnson dha të martën intervistën e tij të parë të gjerë që nga zgjedhjet.

Kryeministri nuk tha shumë gjëra. Por është i dukshëm projekti i tij politik për disa çështje që i lidhin Konservatorët me punëtorët dhe qytetet më të vogla dhe i distancojnë ata nga të menduarit liberal në qytetet e mëdha.

Përgjigja e Konservatorëve për rrëzimin e mundshëm të linjës ajrore Exeter me bazë Flybe është një shembull i gjithë kësaj.

Johnson shpreson të zgjidhë disa çështje që paraqesin dilema për liberalët. Një strategji e tillë politike lindi në fushatën Brexit të Johnson në 2016.

Johnson e listoi Brexitin, si një nga premtimet e tij për të fituar referendumin e 2016.

Ai më pas përsëriti mashtrimin, para zgjedhjeve të fundit, dhe fitoi duke qenë më popullor për votuesit e klasës punëtore sesa ata të klasës së mesme.

Është një gjë për të ndryshuar retorikën, por a mund të ndryshojë Johnson ADN-në e partisë konservatore?

Kjo do të kërkonte vendime shumë të mirëmenduara lidhur me politikat pro-tregut, të buxhetit të përqafuar nga konservatorët që nga viti 1979. Politikat ekonomike të së djathtës nuk kanë shumë tërheqje për ata, mbështetja e të cilëve u nevojitet.

Sidoqoftë, me rënien e ekonomisë dhe humbjen e besimit, Johnson ka nevojë për një politikë fiskale shumë më ambicioze.

Sot, në Britani, ka një dëshirë për barazi sociale, rishpërndarje ekonomike dhe më pak privatizim.

Por, kushdo që mendon se tensione të tilla mund të zgjidhen vetëm me atë që JK Galbraith e quajti “fuqi kundërvepruese” do të korrë përfitimet politike.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al