Po zhvillohet sot konferenca e XVI e komisioneve parlamentar për integrimin evropian të shteteve pjesëmarrëse në procesin e stabilizimit dhe asocimit të Evropës Juglindore.
Kjo konferencë po mbahet në Kryesinë e Kuvendit dhe fjala hapëse është mbajtur nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Bashkëpunimi në afron më shumë me BE. Nuk ka pse të konsiderohet si ‘delja e zezë’, por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore.
Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por duhet që Be ta lexojë qartë këtë risk. Sado i padrejtë ky vendim ne nuk jemi dekurajuar por kemi shtuar përgjegjësinë në të gjithë rajonin. Ne jemi të qartë se kemi detyra për të bërë dhe objektiva.
BE do ti bashkohemi më shpejtë nëse kemi bashkëpunim rajonal miqësor. Sa më shumë të forcojmë kohezionin rajonal aq më shumë kemi forcim të koherencës me BE.”- tha Ruçi.