MENU
klinika

U zgjodh ambasadore e SHBA në Shqipëri

Zbulohet dita kur Yuri Kim merr detyrën zyrtarisht

17.01.2020 - 18:13

Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim do të marrë detyrën zyrtarisht më 30 janar në orën 5:30 të pasdites së asaj dite.

Pas 13 ditësh Yuri Kim do të prekë për herë të parë si ambasadore tokën shqiptare dhe do të marrë detyrën, dhe pse ka marrë konfirmimin nga Senati amerikan.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qëndrimi i guximshëm i Shqipërisë ndaj Iranit…

Palmer takohet me Yuri Kim