MENU
klinika

100 vjet parlamentarizëm

Ripërpunohet kënga e Kongresit të Lushnjes

18.01.2020 - 17:30

Në kuadrin e veprimtarive për kremtimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, nën kujdesin dhe me mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë, është ripërpunuar dhe publikuar Kënga e Kongresit të Lushnjës.

Më 21 Janar 2020 parlamentarizmi shqiptar do të mbushë një shekull jetë.

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punën prej vitit të kaluar për një sërë aktivitetesh për celebrimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.

***

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

1 Komisioni Nismëtarë i Kongresit të Lushnjes
2 Mbajtja e Kongresit
2.1 Zgjidhet senati e qeveria
2.2 Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit
2.3 Zogu: Të njihet Kongresi

Anëtarët e Komisionit Nismëtarë të Kongresit të Lushnjes

Besim Nuri
Ferit Vokopola
Sheh Ibrahim Karbunara
Taullah Sinani
Emin Vokopola
Llazar Bozo
Nebi Sefa
Qemal Mullai
Zija Mullai
Mustafa Vokopola
Eshref Frasheri
Jonuz Sefa
Bajram Haxhiu
Skender Pojani
Kadri Jenisheri
Teki Libohova
Filip Papajani
Abedin Nepravishta
Jakov Bozo
Andrea Papaj
Qerim Arapi
Rasim Hoxha
Arif Kurti
Muntar Luarasi
Reshat (Hysni) Shazivari
Abdyl Aziz
Hasan Islami Like
Hamit Xheka

Kongresi i Lushnjes kreu punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kasëm Fuga, nga 21 deri më 31 janar te vitit 1920.

Në Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga reziku i coptimit të Shqipërisë.

Delegatëve i uroi mirëseardhjen në Kongres Ferit Vokopola që ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit. Pas Vokopolës, fjalën e mori patrioti i famshem i asaj kohe Aqif Pashë Elbasani. Aqif Pasha ju përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur keshtu ceremonin e hapjes së Kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 24 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani.

Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.

Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t’i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike.

Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç' shkruan Aurel Plasari?

Kur po ndryshohej shqiponja e flamurit!


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen