MENU
klinika

Korrupsion në Hipotekë

Shkodër/ Gjykata dënon me burg kreun e Hipotekës

25.09.2018 - 20:23

Prokuroria e Shkodrës, urdhëroi ditën e sotme arrestimin drejtorit të Hipotekës, Zamir Leka.

Më tej pas ekzekutimit të këtij urdhëri nga Polica, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë Shkodër për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” për drejtorin e Hipotekës.

Drejtori i Hipotekës akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

zamir leka konica.al
zamir leka konica.al

Ndërkohë së bashku me drejtorin Leka u arrestua dhe një punonjëse e hipotekës, juristja Frida Mirashi, për të cilën u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

frida konica.al
frida konica.al

Sipas hetimeve, shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt, pranonte përfitime nga të tjerët, në këmbim të regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit, etj, detyrë funksionale kjo e tij.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet:

“Me dt.30.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal penal lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka, A.H, J.Z, S.M, S.T. Në vijim të hetimeve, është regjistruar për llogari të këtij procedimi penal edhe emri i shtetasit M.B”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN