Përbërja etnike e Vilajetit të Janinës është temë mjaft e diskutuar.
Derisa statistikat e historiografisë greke priren të përzmadhojnë pa mbulesë numrin e popullatës greke, duke llogaritur këtu edhe shqiptarët ortodoksë, statistika të tjera japin një pamje krejt të ndryshme, shkruan Konica.al.
Në bazë të një statistike që e sjell historiani turk Yüksel Nizamoğlu, vilajeti i Janinës me 18.200 kilometra katrorë banohej kryesisht nga shqiptarët.
Në bazë të shprëndarjes së popullatës (nüfus dağılımı), në vitet 1890-91, shqiptarë myslimanë ishin 223 mijë e 885, grekë 118 mijë e 023, shqiptarë ortodoks 129 mijë e 517, vllehë 37 mijë e 567 si dhe 3517 hebrenj.
Ajo çka vlen për t’u nënvizuar është se në sytë e administratës osmane, qoftë në nivel lokal apo qendror, shqiptarët ortodoksë nuk cilësoheshin ‘rum’ (grekë). /konica.al/
© Salih Mehmeti | Konica.al
Burimi:
Yüksel Nizamoğlu, “Yanya Vilayetinin Durumuna Dair Hazırlanan Layihalar ve Sonuçları” në (OTAM, 33/Bahar 2013), (197-228).