MENU
klinika

Me ndërmjetësim të amerikanëve

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi

20.01.2020 - 15:11

Diplomatët amerikanë organizuan sot nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale Prishtinë-Beograd me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve ballkanike.

Serbia dhe Kosova kanë mbetur fqinj të parehatshëm mes tyre që nga lufta e viteve 1998-1999, gjatë së cilës u vranë mbi 10 mijë persona dhe më shumë se 1 milion të tjerë mbetën pa strehë.

Sipas agjencisë “Associated Press”, këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Robert O’Brien tha se marrëveshja e nënshkruar në Berlin mes përfaqësuesve të të dyja vendeve paraqet një marrëveshje historike, duke i cilësuar linjat ajrore komerciale si jetike për ekonominë moderne.

O’Brien tha se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur fluturime komerciale prej 21 vitesh dhe se pa këtë marrëveshje, për të udhëtuar nga Prishtina në Beograd nevojiten mbi pesë orë përmes transportit tokësor.

Marrëveshja Kosovë-Serbi, u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin, ku ndodhej dhe ambasadori Richard Grenell.

Fluturimet 25-minutëshe mes Prishtinës dhe Beogradit do të realizohen nga kompania “Eurowings”, e cila është pjesë e kompanisë “Lufthansa”.

Michael Knitter, shef operacional i kompanisë, tha se fluturimet do të fillojnë pasi të dyja vendet të largojnë pengesat që ekzistojnë në rregulloret për aviacionin civil. Vlen të theksohet se Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, shërben edhe si i dërguar special i presidentit Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Integrimi i Serbisë në BE

‘Kosova nuk është kushti i vetëm’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë