Me sanksionet Amerikane ende në fuqi kundër gjigantit Kinez të teknologjisë Huawei, prodhuesi i smartfonëve ka nevojë për alternativa.
Goditja më e rëndë ndaj Huawei erdhi nga vetë Google dhe pamundësia për të përdorur qoftë edhe një shërbim të motorit të kërkimit.
Por kompania Kineze ka gjetur një alternativë për të paktën një shërbim kyç të Google, është është Google Maps. Huawei hyri në bashkëpunim me TomTom për të ofruar hartat, informacione live të trafikut dhe softuer për smartfonët Huawei.
TomTom është një kompani Holandeze, që do të thotë se Huawei shmang sanksionet Amerikane të cilat e ndalojnë të bëjnë tregti me kompanitë Amerikane.
TomTom tha se marrëveshja është nënshkruar prej disa kohësh por vetëm së fundi Huawei vendosi ta bëjë publike. Në Gusht u raportuar se Huawei ishte duke ndërtuar një rival të Google Maps quajtur Map Kit.
Edhe pse telefonët e fundit të kompanisë kanë Android 10, mungesa e aplikacioneve dhe shërbimeve të Google, përfshirë Play Store e kanë bërë thuajse të pamundur shitjen e telefonëve jashtë Kinës.