MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 18

Supergol i Hygor, Vllaznia e rinis mbarë

21.01.2020 - 15:50

Vllaznia e ka rinisur mirë kampionatin, duke fituar 2-0 në “Loro Boriçi” ndaj Flamurtarit. Një sukses disi i vuajtur ky i shkodranëve, duke parë problemet e shumta të vlonjatëve.

Ndeshja nisi e qetë dhe dukej sikur skuadrat ishin ende në fazën përgatitore. Për të ardhur në minutën e 37-të, ku kuqeblutë përfitojnë penallti. Një ndërhyrje e gabuar në zonë dhe Gilman Lika nuk fal nga pka e bardhë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Vllazninë, ndërsa Flamurtari pak u shfaq përpara. Në minutën e 83-të vjen edhe goli i sigurisë për vendasit. Braziliani shënon supergol me roveshatë, që ia dedikon së ëmës, që u nda nga jeta në fund të dhjetorit.

Me këtë trepikësh, Vllaznia ngjitet në vendin e gjashtë, duke lënë poshtë Laçin. Ndërsa Flamurtari kalon gjysëm e kampionatit pa shënuar një fitore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon administratori i Flamurtarit

“FIFA na ka bllokuar? Sapo mora një lojtar”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin