MENU
klinika

Përforcimi i kuqebluve

Vllaznia bën goditen e parë në merkato

06.01.2020 - 14:25

Duket në vështirësi financiare, por Vllaznia ka bërë blerjen e parë në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për Mevlan Adili, një mbrojtës shqiptar nga Shkupi, 25 vjeç, që ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës së Tetovës.

Më parë ai ka luajtur edhe me UTA Arad në Rumani e Zalgiris në Lituani. Së fundi, ai ka luajtur me FC Shkupi, prej nga vjen te kuqeblutë.

Interesant është fakti se Adili luan si qendërmbrojtës, në të djathtë të prapavijës, por edhe si shkatërrues, mes mbrojtjes dhe mesfushës. Pra, është një polivalent në duart e trajnerit Mirsad Jonuz, që e ka përzgjedhur.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

“Kërkesat e stafit teknik për përforcime kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit dhe mesditën e sotme ata kanë arritur akordin me futbollistin e parë. Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Mevlan Adili.

Lojtari në fjalë ka firmosur për klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Vllaznisë për një periudhë njëvjeçare. Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe karriera e tij ka kaluar përmes ekipeve të Shkupit dhe Shkëndisë së Tetovës, ndërkohë që ka patur edhe dy eksperienca jashtë vendit, pikërisht në Rumani me UTA Arad dhe në Lituani me Zalgiris.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN