MENU
klinika

Çfarë do të sjellë më pas?

Risia e ligjit të pagesave/ Paguan kudo

21.01.2020 - 17:02

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht procedurat e miratimit të projektligjit “Për shërbimet e pagesave”. Disa nga ristë që janë menduar të sjellë ky ligj janë në sektorin e pagesave në Shqipëri, me qëllim rritjen e konkurrencës, novacionin teknologjik, uljen e kostove dhe zgjerimin e përdorimit të pagesave elektronike nga publiku shqiptar.

Projektligji parashikon ofrimin e shërbimeve të informimit mbi llogarinë dhe të inicimit të pagesave, dy koncepte të reja për tregun financiar shqiptar. Shërbimi i informacionit mbi llogarinë mund të ofrohet nga institucionet e pagesave ose nga palë të treta, që do të mundësojnë bashkimin dhe qendërzimin e informacionit për të gjitha llogaritë që përdoruesi mund të ketë në banka të ndryshme.

Ndërkohë, institucionet e inicimit të pagesave do të mundësojnë nisjen dhe kryerjen e një pagese pa qenë nevoja që klienti ta bëjë domosdoshmërish këtë në bankën ku ka llogarinë.

Këto koncepte reflektojnë direktivën europiane të pagesave PSD2, e cilësuar si një revolucion për sa i takon zhvillimit të tregut të pagesave. Sot shqiptarët mund të kryejnë pagesa nga llogaritë e tyre bankare vetëm duke e marrë shërbimin e pagesës nga banka ku kanë llogarinë. Ligji i ri përcakton se shërbimi mund të merret edhe nga kompani alternative të pagesave, të profilit fintech, duke përdorur direkt llogarinë bankare, ku banka do të jetë e detyruar të japë akses.

Pritet që përfshirja e këtyre ‘aktorëve’ të rinj në treg të shtojë konkurrencën, por edhe të nxisë më tej inovacionin. Risi tjetër e projektligjit është edhe koncepti i agjentit bankar.

Aktualisht, bankat në Republikën e Shqipërisë mund të veprojnë me degë dhe agjenci. Ligji i ri do t’iu japë mundësinë që ato të mund të operojnë edhe nëpërmjet agjentëve, për të zgjeruar rrjetin e tyre dhe aksesin e publikut në shërbimet financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fatura 2 mld euro e koncesioneve

A rrezikojmë rritje taksash?

Problemet e organizatës

20 sfidat e BE-së për vitin 2020!

BSH shpjegon projektligjin

Pagesat, ja pse do të rritet konkurrenca