MENU
klinika

BSH shpjegon projektligjin

Pagesat, ja pse do të rritet konkurrenca

21.11.2018 - 15:13

Shoqata Shqiptare e Bankave organizoi të mërkurën një seminar mbi transformimin digjital.Në të  morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe ekspertë për sistemin financiar dhe sistemet e pagesave. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës, vendosi theksin në rëndësinë e digjitalizimit që të ecë krah për krah me sigurinë.

Valentina Semi, drejtuese e sektorit të licencimit, politikës dhe mbikëqyrjes të divisionit të sistemeve të pagesave në Bankën e Shqipërisë, prezantoi për pjesëmarrësit projektligjin “Për shërbimet e pagesave”, përgatitur nga Banka e Shqipërisë me mbështetjen e Bankës Botërore dhe financimin e SECO-s, i cili transpozon direktivën përkatëse të rishikuar të Bashkimit Evropian (PSD).

Miratimi dhe zbatimi i tij pritet të nxisë konkurrencën dhe inovacionin në fushën e pagesave me vlerë të vogël dhe të balancojë hapësirat për ofrimin e shërbimeve të pagesave midis bankave dhe institucioneve financiare jobanka.

Agjenda përfshinte prezantime mbi tendencat në të ardhmen të teknologjisë në shërbimet financiare digjitale; vizionin e ri të bankingut me pakicë dhe përdorimim e teknologjive inovatore që mundësojnë pagesa më të shpejta, më fleksibël dhe më të sigurta. KOBILSystems dhe Ziraat Bank, Turqi, ndanë me të pranishmit përvojat dhe ekspertizën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN