MENU
klinika

"Minerva"

Revista shqip në Austri

21.01.2020 - 12:38

      Revista “Minerva” do të niste rrugëtimin më 21 janar 1922, në Austri. Studentët shqiptarë të Universitetit të Gracit, do të shprehnin qëndrimin e tyre ndaj atdheut, që me numrin e parë të botimit.

“Minerva” do të  pasqyronte problemet e kombit tonë, të kulturës, folklorit dhe të letërsisë shqipe. Po më 21 janar 1814, në Përmet u lind gazetari Medin Kamberi. U diplomua për gazetari në Universitetin e Romës.

Pas kthimit në Atdhe, themeloi dhe drejtoi disa organe të shtypit shqiptar.

Në vitin 1935, nxori revistën e ilustruar letrare, shoqërore dhe kino-sportive “Diana” dhe dy vjet më vonë, gazetën politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike “Shtypi”.