MENU
klinika

Vendi i parë në BE

Shqipëria ‘mposht’ vendet e luftës në renditjen për azilkërkues

26.09.2018 - 09:36

Dëshira për tu larguar nga Shqipëria, duket se vijon ende teksa në raportet e fundit shihet që shqiptarët të shënojnë numrin më të lartë të azilkërkuesve, në 12 muajt e fundit.

Në këtë mënyrë, në renditje Shqipëria, ka lënë pas edhe popujt që po largohen nga lufta.

Numri i aplikimeve të reja në 12 muajt e fundit, është afërsisht, për çdo 1000 banorë shqiptarë, 6.5 prej tyre kanë aplikuar për azil në Bashkimin Europian.

Në vend të dytë, pas Shqipërisë, renditet Siria me 4.7 aplikime gjatë 12 muajve të fundit, nga ku azilkërkuesit largohen prej luftës drejt vendeve të Bashkimit Europian.

azil konica.al
azil konica.al

Të tretët renditen gjeorgjianët, ku numri i aplikimeve për azil në 12 muajt e fundit llogaritet 3.9, pasuar nga Eritrea, ku numri i azilkërkuesve për herë të parë është 3.6 për 1000 banorë.

Iraku dhe Palestina, vende që kanë gjithashtu një numër të lartë azilkërkuesish, për 1000 Banorë kanë shënuar përkatësisht 1.2 dhe 1.1 aplikime, shkruan “monitor”.

Kryesisht në 30 vendet me numrin më të lartë të aplikuesve bëjnë pjesë shtetet që janë në luftë dhe konflikte.

Ndërsa për sa i përket numrit në vlerë absolute të azilkërkuesve për herë të parë në Bashkimin Europian, nga Shqipëria janë regjistruar në vetëm 12 muajt e fundit 18,620 aplikime, duke u renditur të shtatit nga 30 vendet e origjinës që kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve.

Në vend të parë qëndron Siria me mbi 86 mijë aplikime, Iraku me mbi 43 mijë, Afganistani me mbi 36 mijë, Nigeria mbi 29 mijë, Pakistani mbi 25 mijë dhe Eritrea me mbi 19 mijë.

azil konica.al
azil konica.al

Ndonëse, fluksi i aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, për Shqipërinë mbetet shqetësuese.

Kujtojmë se në 2015-n kulmoi me mbi 60 mijë aplikimeve, ka zbritur në nje mesatare prej rreth 16-20 mijë aplikime në vit..

Sipas Eurostat, në 6 mujorin e parë 8040 aplikime, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil llogaritet 8040.

Në tremujorin e dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Europian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasuar me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%.

azil konica.al
azil konica.al

Në T1 të këtij viti aplikuan për azil rreth 131,400 azilkërkues. Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi.

Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikimi për azil janë ende në pritje.

Shqipëria vijon të jetë shteti europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE.

Sipas statistikave që ka publikuar Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3930 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Europian.

azilkerkuesit kkonica.al
azilkerkuesit kkonica.al

Franca, destinacioni i preferuar i azilantëve shqiptarë
Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues.

Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.

Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujorit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit.