MENU
klinika

Çfarë përfshin marrëveshja?

Hapet tenderi për mirëmbajtjen e HEC-eve të mëdha

22.01.2020 - 10:09

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të video-monitorimit për KESH sh.a zyrat qëndrore dhe njësitë e prodhimit. Fondi limit është 16 milionë lekë dhe kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 14 shkurt 2020.

KESH synon menaxhimin proaktiv të veprave hidroenergjetike pjesë integrale e së cilës është dhe përmirësimi i parametrave të sigurisë fizike e funksionale, sigurisë dhe shëndetit të punonjësve, si dhe efektivitetit të shfrytëzimit të hidrocentraleve në kaskadë.

Për këtë, KESH parashikon rregullisht investime për automatizimin e operimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së këtyre veprave në zbatimin edhe të legjislacionit aktual.

Një nga sistemet e automatizuara është dhe sistemi i mbikëqyrjes, vëzhgimit dhe kontrollit audio-vizual të territorit, objekteve, ambienteve të punës, impianteve dhe veprave hidrike të HEC-ve të kaskadës, sistemit të detektimit të ndërhyrjeve perimetrale në këto territore dhe sistemit të monitorimit on-line në distancë nga Dispeçeria qendrore e KESH në Tiranë dhe dispeceritë në HEC-e.

Sistemi aktual i video-monitorimit në zyrat qendrore të KESH sh.a dhe në HEC-et e kaskadës së lumit Drin është implementuar në vitin 2015.

“Me qëllim zgjidhjen në kohë sa më të shpejtë të çdo problematike në lidhje me sistemin e video-monitorimit dhe me standarde që garantojnë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve të të dhënave elektronike KESH kërkon të sigurojë shërbimin e mirëmbajtjes për të gjithë sistemin e video-monitorimit që ka në administrim në zyrat qendrore të KESH SH.A në Tiranë, magazinën qendrore në Durrës, HEC Vau i Dejës, HEC Fierzë dhe HEC Koman. Shërbimi kërkohet për një periudhë 1 -vjeçare.

Për këtë Autoriteti Kontraktor kërkon të lidhë një marrëveshje kuadër mbi bazën e së cilës do të kontraktojë sipas nevojës Kontraktorin për shërbimet e listuara në seksionin 4 të këtyre termave.

Qëllimi i këtij shërbimi është që të sigurojë funksionalitetin e këtyre pajisjeve dhe riparimin e tyre sipas specifikimeve te percaktuara në këtë dokument, në mënyrë që problematikat dhe difektet në pajisje të mos afektojnë qëllimin e punës së këtij sistemi”– shkruhet në dokumentet e tenderit, raporton SCAN.

Kjo marrëveshje kuadër do të përfshijë punime, riparime dhe zëvendësime në sistemin e kamerave, pajisjet hardware të këtij sistemi, si vetë kamerat, kutitë mbrojtëse te tyre, fibrat dhe panelet optike, UPS, suportet dhe shtyllat, NVR (Network Video Recorder), Switch PoE me SFP dhe Workstation, si dhe monitorët që përdoren për mbledhjen, regjistrimin dhe ruajtjen e te dhënave audio vizuale, softëare-t e përdorur nga vete këto pajisje dhe komunikimin me to, si dhe punime te tjera diagnostikuese, riparuese dhe zëvendësuese.