MENU
klinika

“Dekorata e Artë e Shqiponjës”

Ndihmat pas tërmetit/ Meta vlerëson Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar

23.01.2020 - 10:01

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar ushtarakët izraelitë, që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kreu i Shtetit Shqiptar nuk kanë lënë pa falënderuar forcat izraelite për kontributin e madh që iu dhanë shqiptarëve në operacionet e kërkim-shpëtimit.
e015b9c9-5841-4c30-bf21-d11a51d20ab2

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë publikuar disa foto të takimit të Metës me ushtarakët.

“Ndërsa udhëheqësit botërorë mblidhen në Jeruzalem për Forumin Botëror të Holokaustit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori një moment për tu takuar dhe falënderuar ekipin e ushtarëve të IDF që erdhën në ndihmë të kombit të tij pas një tërmeti vdekjeprurës të goditur në nëntor të vitit të kaluar”, thuhet në mesazhin e Forcave Izraelite.

a2cfec01-9a6a-42a8-8589-0d5383707781

Me këtë rast, Presidenti i Republikës vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për ndihmesën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.