MENU
klinika

"Kadare-eseja më e mirë"

Por, “sunduesit” këtu… vazhdojnë të grinden

23.01.2020 - 13:38

      Mes poezive dhe tingujve të muzikës u mbajt mbrëmja e përvitshme e çmimeve kombëtare të letërsisë, për vitin 2018. Mbrëmja artistike organizohet çdo fundvit, nga ministria e Kulturës, por tërmeti i 26 nëntorit u bë shkak për këtë shtyrje.

Pas një pune disamujore, juria e drejtuar nga Alda Bardhyli, shpalli fituesit e çmimeve për romanin më të mirë, përmbledhjen me tregime, vëllimin poetik, veprën më të mirë eseistike, krijimtarinë letrare për fëmijë e të rinj, SI dhe përkthimin nga gjuha e huaj.

Lista e kandidatëve për çmimet kombëtare të letërsisë përmbante emrat e njohur të autorëve, por risia e këtij viti ishin autorët e rinj, të cilët, kandiduan në kategoritë e ndryshme.

Për gjuhën përmes së cilës, ndërton historinë e fanta-shkencës, “Pika trëndafili”, nga Mimoza Hafizi, u shpall fituese si “Vepra letrare për fëmijë dhe të rinj”.

Çmimi “Tregimi më i mirë” u fitua nga Roland Gjoza, me veprën “Për shkak të vajzave nga Parisi”, –  autori sjell risi në tregimin shqiptar, një galeri personazhesh komplekse dhe moderne.

Me gjuhën e begatë, për veprat e përzgjedhura që kanë pasuruar botimet me libra nga bota, Luan Topçiu me botimin “Shtëpia me brisqe rroje”, të autores Linda Maria Baros, mori çmimin si “Përkthimi më i mirë” i vitit 2018.

Poetit tragjik, të varurit të fundit në perandorinë komuniste. Për vargjet epike të librit me poezi, “Vepra poetike e plotë”, nga Havzi Nela, u shpall fitues, ky çmim iu dorëzua Rexhep Shahut.

Në veprën e tij, Ismail Kadaresë ngre lart eseistikën dhe studimet shqipe në nivele ndërkombëtare. me stilin, kulturën dhe qasjen universale. “Kur sunduesit grinden”, u shpall vepra më e mirë eseistike e viti 2018.

Për qasjen që i bën historisë përmes gjuhës dhe vokacionin e thellë të karaktereve, “Romani më i mirë” u shpall ‘Gurët e vetmisë’, nga autori Tom Kuka.