MENU
klinika

OSCARS

Cilët filma kandidojnë për fotografinë më të mirë?

24.01.2020 - 11:10

      Ndërkohë që jemi në prag të mbrëmjes së madhe të çmimeve OSCAR, po zbulojmë se cilët, janë yjet që do të marrin çmimet më prestigjoze në industrinë e filmit. 

“Bright Side” dëshiron të ndajë me të gjithë ata që e presin me padurim, kandidaturat për kategorinë “Fotografia më e mirë”. Hidhini një sy të gjitha fotografive:

9. “1917”

Kjo histori flet për dy ushtarë të cilët duhet të kujdesen që të ruajnë një sekret i cili do të shpëtojë më shumë se një mijë njerëz nga një kurth vdekjeprurës. Për këtë arsye, ata duhet të shkelin në tokën e armikut.

8. “Ford v Ferrari”

Filmi tregon për përpjekjet që bën Ford për të lënë pas Ferrarin në garën 24-orëshe të Le Mans. Henry Ford dëshiron që ta fitojë me patjetër garën, kështu që ai kontakton me Carroll Shelby, një dizajner automjetesh, i cili ra dakord të krijonte një makinë të re garash shumë më të sofistikuar dhe më rezistente, së bashku me mekanikun Ken Miles.

7. “Jojo Rabbit”

Një djalosh 10-vjeçar po përpiqet të gjejë vendin e tij në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në përpjekje që të bëjë miq në botën e vërtetë apo të gjejë mbështetjen nga nëna e tij, ai krijon një mik imagjinar për veten e tij. Situata del jashtë kontrollit kur ai zbulon se nëna e tij mban të fshehur një vajzë hebreje në shtëpinë e tyre.

6. “Joker”

Joker tregon historinë e origjinës së një personi të fiksuar pas librave komik. Një formë e përsosur e kësaj historie shfaqet në vitet 1980, kur Arthur Fleck punonte si një klloun dhe ëndërronte të bëhej një komedian i madh. Dështimet e jetës, një sëmundje mendore dhe shoqëria zgjojnë anën e tij më të errët duke e kthyer në një maskë fytyrën e tij të lumtur.

5. “Little Women”

Little Women bazohet në romanin e shkrimtarit amerikan Lousia May Alcott. Ajo ndjek udhëtimin e jetës së katër motrave të saj nga fëmijëria e tyre deri kur bëhen gra të pjekura. Dashuria, humbjet, kërkimi i vetëvetes dhe pozicionimi i tyre në jetë janë thjesht disa kurthe të cilat, kishin nevojën e njëra-tjetrës për t’ia dalë mbanë.

4. “Marriage Story”

Ky film ka të bëjë me një histori të komplikuar divorci. Nëse mendoni se ngjarja do të zhvillohet në gjyqe, në fakt gaboheni, sepse gjithçka do të mësoni, është se si familjet e ndara janë para dhe pas shumë senacave dëgjimore, konsultimeve dhe takimeve më avokatë, në kohën kur e vetmja gjë që duhet të bëjnë është të flasin me njëri-tjetrin.

3. “Once Upon a time in…Hollywood”

Rick dhe Cliff janë dy pika kyçe të Holliwood-it të dikurshëm. Rick, dikur ka qenë aktor i famshëm ndërsa tani karriera e tij po fundoset. Ciff është një ish-prestigjator, i cili po përpiqet të gjejë një punë të re pasi qarkullojnë thashetheme se ai ka vrarë gruan e tij. Të dy janë në kërkim të vendit të tyre të ri në botë.

2. “Parasite”

Historia e një familje koreane nis nga apartamenti i tyre i vogël dhe i çuditshëm duke palosur kuti kartoni. Ata ëndërrojnë për një jetë më të mirë dhe një ditë fati kthehet në anën e tyre, sepse ata punësohen nga një familje e pasur. Gjithcka ndryshon kur ata zbulojnë sekretin e fshehtë të familjes.

1. “The Irishman”

Irishman është një film krimi që bazohet në një histori të vërtetë për zhdukjen e Jimmy Hoffa, një drejtues amerikan i sindikatës së punëtorëve. Historia përqëndrohet tek Frank Shrrean, vrasësin e tij të supozuar. Një i moshuar që jeton në një shtëpi të moshuarish që nuk ka lidhje me krimin dhe gjatë gjithë jetës së tij kishte punuar shofer kamioni. Jeta i ndryshon papritur në një ditë-ai fillon të pikturojë një shtëpi, kur në fakt nuk kishte asnjë lidhje me pikturat ose shtëpinë që pikturoi.

 

Të tjetra kandidatura janë:

Antonio Banderas — “Pain and Glory”

Leonardo DiCaprio — “Once upon a Time in… Hollywood”

Adam Driver — “Marriage Story”

Joaquin Phoenix — “Joker”

Jonathan Pryce — “The Two Popes”

Cynthia Erivo — “Harriet”

Scarlett Johansson — “Marriage Story”

Saoirse Ronan — “Little Women”

Charlize Theron — “Bombshell”

Renée Zellweger — “Judy”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët