Semindari ndërkombëtar i grupit për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore është zhvilluar ditën e sotme ku mori pjesë dhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi.
Hysi foli për reformën në drejtësi dhe iniciativat e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Duke vlerësuar edhe punën e opozitës, Hysi tha se Shqipëria ka ende si sfidë zbatimin e reformës në drejtësi.
“Në kuadër të reformës në drejtësi, drejtësia penale dhe viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit ishin një nga shtatë shtyllat kryesore ku u fokusua reforma në drejtësi.
Të gjithë ju kolegë keni kontribuuar pavarësisht se jeni në maxhyorancë apo opozitë.
Në këtë tavolinë janë njerëzit më aktivë, edhe kolegët në opozitë që nuk janë këtu, të gjithë kanë vendosur nga një gur në murin kundër trafikimit.
Ndërtimi i një sistemi efikas, profesionist, të pastër, pa korrupsion është një angazhim parlamentar por nuk mjafton. Ne kemi ligje të mira por sfida është zbatimi i reformës në drejtësi.
Kemi drejtues të komisioneve, aktivistë të shoqërisë civile që kanë dhënë kontribute për të drejtat e grave, të drejtat e viktimave që sot me kostumin e deputetit kanë mundësi të bëjnë edhe më shumë”, tha nënkryetarja e Kuvendit Hysi.