MENU
klinika

"Komunikim vetëm me radio dore"

“Celularët ju shpërqëndrojnë!”, zbardhet urdhri i Ardi Veliut për policët

25.01.2020 - 14:01

Me argumentin se celularët shpërqëndrojnë vëmendjen e punonjësve të policisë dhe ulin rezultaet e tyre në luftën kundër krimit,  kryepolici i vendit Ard Veliu urdhëron vartësit ti lënë aparatet e telefonit në shtëpi, gjatë ushtrimit të detyrës.

Mesa duket kjo masë e marrë nga Veliu, ka ardhur edhe për faktin se shumë të dhëna rreth ngjarjeve të rënda kriminale, kanë dalë në media….Urdhri nuk është pritur mirë nga një pjesë dërrmuese e oficerëve të policisë, përderisa celularin e shohin si një mjet të domosdoshëm pune…

Urdhri i plotë

Nisur nga fakti se si gjatë shërbimeve ashtu dhe kur kanë ndodhur ngjarje të rënda kriminale në territory/sector, është konstatuar dhe evidentuar se është hequr dorë nga komunikimi në radio I punonjësve të policisë, si dhe në mënyrë të theksuar punonjësit e policisë gjatë shërbimit mbajnë me vete më shumë se një cellular, shpërqëndrojnë vëmendjen gjatë shërbimit duke kryer biseda të gjata në telefon, që nuk kanë lidhje me detyrën dhe shërbimin, shfrytëzojnë dhe klomunikojknë në rrjetet sociale në kohë të zgjatur, etj. Me qëllim marrjen e masave për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale ne territor, mbulimin dhe kontrollin e territorit në mënyrë sa më efektive, pëerqendrimin e vëmendjes dhe shfrytëzimin në maksimum të kohës së shërbimit vetëm për qëllim të realizimit të detyrës. Rritjes më tej atë cilësisë dhe shpejtësisë së reagimit të strukturave policore, dërgimin e menjëhershëm të informacionit në të gjitha shërbimet e kontroll territorit.

Urdhëroj:

1.Duke filluar nga data 20 janar 2020 dhe në vazhdim, gjatë shërbimit dhe kryerjes së detyrave funksionale, komunikimi për arsye pune dhe shërbimi në strukturat vendore të policisë së Shtetit nga drejtori i drejtorisë vendore të policisë dhe deri tek punonjësi i policisë me gradën më të ulët të bëhet vetëm me radio dore.

2.Punonjësit e poluicisë të patrullave të përgjithshme, seksionit të forcës së posacme “Shqiponja”, seksioni i patrullës së përgj8ithshme “Motorrist” si dhe gjithë njësitë operacionale të Rendit public, duke filluar nga data 20 janar 2020, dhe vazhdim gjatë kohës së punës dhe shërbimit në mënyrë kategforike nuk duhet të mbajnë aparate celulare me vete.

3.Drejtuesit e punonjësit të policisë të këtyre shërbimeve, janë përgjegjës për zbatimin e këtij detyrimi, duke ushtruar kontroll në vazhdimësi gjatë kryerjes së instruktazhit, si dhe për ushtrimin e kontrolleve edhe gjatë orarit të punës dhe shërbimit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!