MENU
klinika

Australian Open

Federer dhe Djokovic kalojnë në çerekfinale

26.01.2020 - 13:24

Dy nga pretendentët kryesorë të Australian Open kalojnë në çerekfinale. Tenisti serb Novak Djokovic fitoi 3-0 dhe në raundin e ardhshëm do të ndeshet me numrin 32 në botë, Raonic.

Ndërsa Roger Federer fitoi 3-1 dhe në çerekfinale do të përballet me Sandgren. Nëse numri 2 (Djokovic) dhe 3 (Federer) në botë fitojnë ndeshjet e radhës, atëherë do të përballen në gjysmëfinale mes tyre.

Te femrat, përfundon aventura e adoleshentes amerikane Cori Gauff, e cila u mposht nga patriotja Kenin. Humb edhe kinezja Wang, që kishte eliminuar Serena Wlliams.

Simona Halep mbetet pretendentja kryesore te femrat, por nuk është aspak habi që kemi të tjera surpriza. Muguruza mbetet një favorite për të fituar grand slam-in e parë të këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN