MENU
klinika

Australian Open

Pretendentët kalojnë në fazën e 1/8 finale

25.01.2020 - 12:57

Rafael Nadal, Novak Djokovic dhe Roger Federer kanë kaluar në fazën e 1/8 finale të Australian Open dhe nuk ka përballje mes tyre edhe në këtë fazë. Nadal i ka fituar të gjitha ndeshjet 3-0.

Në rast se tenistët pretendentë fitojnë ndeshjet e radhës, as në cerekfinale nuk ndeshen mes tyre. Pra, shanset janë që në gjysmëfinale dhe në finale të shohim duele të forta.

Për femrat, kanë vijuar rrugën e tyre Kerber, Muguruza dhe Halep, por edhe adoleshentja Gauff, që po surprizon në këtë turne. Kujtojmë që janë eliminuar Serena dhe Venus Williams, si dhe Maria Sharapova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN