MENU
klinika

Gjyqi i Vatikanit më 1593

“Xhordano Bruno zbuloi jetët paralele në univers”

27.01.2020 - 18:23

    Më 27 janar të vitit 1593, Vatikani çeli procesin gjyqësor kundër dijetarit Xhordano Bruno, murg, filozof, matematikan, poet dhe astrolog. Teoritë e tij mbi kozmosin shkojnë përtej modelit Kopernikan. Bruno, propozoi saktë, se Dielli ishte thjesht një tjetër yll, që lëviz në hapësirë dhe pohoi gjithashtu, se në gjithë universin kishte një numër të pafundmë botësh të banuara nga qenie inteligjente.

Gjyqi kundër Brunos, zgjati 7 vjet – përfundimisht, ai u fajësua për herezi, duke u djegur në turrën e druve, në vitin 1600.

 

Pikëpamjet filozofike të Brunos mbështeteshin në traditat e filozofisë antike greko-romake, si dhe në zbulimet e shkencave të natyrës e në mënyrë të veçantë, në teorinë heliocentrike të Nikolla Kopernikut. Xhordano Bruno qëndronte në pozita panteiste, ai e identifikonte zotin me natyrën dhe mbronte tezën se universi është i pafund. Gjithësia, shprehej ai, është një kompleks botësh të panumërta, sistemesh diellore të njëjta me sistemin tonë planetar, duke supozuar edhe se, ato janë të populluara.

Ndryshe nga Koperniku, që e merrte diellin si qendër të palëvizshme të gjithësisë, Bruno thoshte se dielli lëviz e ndryshon pozicion kundrejt yjeve, se edhe atmosfera e Tokës lëviz bashkë me të etj. Në veprat e veta theksoi idenë se si Toka jonë, ashtu edhe trupat e tjerë qiellorë, janë të përbërë prej elementëve të njëjta fizike: dheut, ajrit, ujit, zjarrit –  ide këto, në kundërshtim me teologjinë. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një thirrje e përhershme

Apologjia e Sokratit