MENU
klinika

Kur u tërhoq në vitin 2016

“I dashur basketboll”, letra prekëse e Kobe Bryant

27.01.2020 - 22:27

Letra e lamtumirës së Kobe Bryant kur la basketbollin e luajtur është bërë edhe film me metrazh të shkurtër, ndërsa sot, një ditë pas ndarjes nga jeta, është publikuar në shumë media.

Edhe “Konica.al” po publikon këtë letër që preku shumë dashamirës jo vetëm të basketbollit, por edhe të sportit në tërësi. Filmi “Dear Basketball”, fitoi vjet çmim Oskar në kategorinë e filmave vizatimorë.

LETRA E KOBE BRYANT

“Nga momenti kur unë fillova të vishja çorapet e gjata të babait tim, dhe të hidhja kosha imagjinarë, fitues, në forumin e madh perëndimor, e dija që një gjë ishte e vërtetë: unë rashë në dashuri me ty.

Një dashuri kaq e thellë sa që unë të dhashë gjithçka. Nga zemra dhe trupi, nga shpirti. Si një djalosh gjashtë vjeçar, thellësisht në dashuri me ty, unë nuk e pashë kurrë fundin e tunelit. Unë vetëm pashë veten, të dilja prej një tuneli.

Dhe kështu unë vrapoj, vrapoj poshtë e lart, në çdo fushë basketbolli, pas çdo topi të hedhur. Ti më kërkove një gjuajtje, unë të dhashë zemrën time, sepse kjo erdhi me shumë më tepër.

Unë luaja, pavarësisht djersës dhe dhimbjes, jo sepse sfida më thërriste mua, por sepse ti më thërrisje mua. Unë bëja gjithçka për ty, sepse kjo është ajo që bëhet kur dikush të bën të ndjehesh aq i gjallë sa ti më bëre mua.

Ti i dhe një gjashtëvjeçari ëndrrën e tij të Lakers, dhe unë gjithnjë do të të dua ty për këtë arsye. Por unë nuk mund të të dua pa kushte për më gjatë. Ky sezon është gjithçka më ka mbetur për të dhënë. Zemra mund të vazhdojë të rrahë.

Mendja ime mund të pranojë idenë, por trupi im e di se kjo është koha për të thënë lamtumirë. Dhe nuk ka problem. Unë jam gati të të lë ty të shkosh. Unë dua që ti ta dish tani. Në mënyrë që të ruajmë çdo moment që na ka mbetur bashkë.

Të mirë dhe të keq. Ne i kemi dhënë njëri tjetrit gjithçka që kemi. Dhe ne të dy e dimë, pavarësisht se çfarë unë do të bëj më pas, do të jem gjithnjë ai fëmija me çorapet e gjata.

Koshi i plehrave në qoshe. Pesë sekonda në tabelë. Topin në duart e mia 5… 4 … 3 … 2 … 1. Do të të dua gjithnjë. Kobe!”

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bënte manovra në ajër, fikte motorin

Helikopteri, fiksimi që i mori jetën Kobe Bryant

Tregon ish-basketbollisti Gazmend Çaçi

“Po tentonim të sillnim Kobe Bryant në Shqipëri”