MENU
klinika

Paralajmërimet e shkencëtarëve

Ja ç’do të ndodhë në hapësirë këtë javë!

28.01.2020 - 20:10

Shumë lart mbi kokat tona, në orbitën e Tokës, mijëra objekte të ndryshme po nxitojnë. Këto përfshijnë mbeturinat e vogla, por edhe satelitët e prishur që nuk mund të komunikojnë më dhe të marrin urdhra nga shkencëtarët e Tokës.

Edhe pse, për fat të mirë, copa më të mëdha të mbeturinave të hapësirës rrallë herë përplasen, diçka e tillë mund të ndodhë këtë javë.

Sipas LeoLabs, një shërbim që monitoron mbetjet e orbitave, IRAS (teleskopi hapësinor i lansuar më 1983) dhe GGSE-4 (satelit shkencor i lansuar në vitin 1967) mund të përplasen më 29 janar. Konkretisht, atë ditë, në një lartësi prej 900 kilometrash, të dy satelitët do të kalojnë njëri-tjetrin në vetëm 15-30 metra largësi.

Për shkak se ata nuk janë më operacionalë, ekspertët nuk mund të komunikojnë me ta dhe të kryejnë manovra për të shmangur një përplasje

Sipas llogaritjeve të LeoLabs, ekziston një shans prej 1% i përplasjes, raporton Science Alert.

Ata po lëvizin me shpejtësi prej 14.7 km/s. Këta satelitë nuk kanë peshë dhe madhësi të barabartë. IRAS është një teleskop hapësinor më i madh që peshon 1.083 kg në nisje dhe GGSE-4 është shumë më i vogël dhe më i lehtë – peshon vetëm 4,5 kg dhe lidhet me një satelit më të madh.

Nëse ata do të përplasen, GGSE-4 do të shkatërrohet dhe do të shndërrohet në një grumbull mbeturinash. IRAS ka të ngjarë të qëndrojë në një copë, por disa pjesë më të vogla mund të ndahen prej saj, gjë që do të krijonte mbeturina shtesë në orbitën tonë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”