MENU
klinika

Mund të luajë me ekipin e parë

Manaj stërvitet me Messin, gati për Kupën

29.01.2020 - 19:46

Ka ardhur më shpejt nga sa mendohej grumbullimi me ekipin e parë të Barcelonës dhe për Rey Manajn është një ëndërr e realizuar. Sulmuesi kuqezi është stërvitur sot me Messin dhe të tjerë.

Trajneri Quique Setien, për ndeshjen e nesërme në Kupën e Mbretit ndaj Leganes, ka thirrur edhe Manajn, me qëllimin të jetë gati në stol.

Rei Manaj Barcelona A on Vidnews.

Fotot dhe videot e postuar nga “Mundo Deportivo” tregojnë qartë praninë e Rey Manajt në kampin stërvitor të Barcelonës së madhe. Manaj nuk është i vetmi lojtar i ri i grumbulluar nga trajneri Setien.

Barcelona luan në shtëpi (19:00) dhe kalimi në fazën tjetër shihet i realizuar, ndaj trajneri do fusë edhe lojtarë të rinj. Manaj shpreson të ketë minutat e tij, pse jo, një gol në “Camp Nou”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN