30.01.2020 - 15:25
Gruaja më e vjetër në botë, Fotima Mirzokulova ka ndërruar jetë.
“Daily Mail” shkruan se ajo u nda nga jeta në moshën 127-vjeçare duke lënë pas 200 nipër, mbesa dhe stërnipër. Fotima lindi më 13 mars të vitit 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit.
Ajo përjetoi dy luftëra botërore, tërë epokën Sovjetike dhe dëshmoi rënien e komunizmit.
E ndjera e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kooperativë dhe kryesisht mblidhte pambuk. Ajo punoi deri në ditët e fundit të jetës dhe pasi doli në pension nuk ndaloi së ndihmuari fëmijët e saj.
Gruaja më e vjetër, e gjallë është 117-vjeçarja Kane Tanaka e lindur në Japoni.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës
100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri
E gjithë bota përulet para portretit të saj