Reperët më në zë të momentit, Capital T dhe grupi PINT, duket se kanë një surprizë për fansat e tyre.
Ata mund të jenë duke sjellë një bashkëpunim, pasi edhe postimet në llogaritë e tyre në Instagram na bënë të dyshojmë për një projekt të përbashkët. Ishte Capital T ai që publikoi i pari në InstaStory një foto ku shkruhej:
“Dashni osht’ me e ditë kangën teme t’preferume”.
Pas tij, edhe Lyrical Son nuk vonoi të publikonte në InstaStory-n e tij një foto që dukej si vazhdim i tekstit të Capital T. “Dashni osht’ me pi ka njo bashkë”- shkruhej në postim. Këto foto na bënë të mendojmë se djemtë diçka po kurdisin, megjithatë askush nuk ka bërë ende të ditur ndonjë bashkëpunim. Capital T ka lajmëruar më herët se po sjell albumin e tij të ri “Skulpturë”, i cili do të ketë edhe bashkëpunime ‘bombë’.
Me shumë mundësi, njëri prej tyre do të jetë edhe ky me grupin PINT. Megjithatë, mbetet të presim për të tjera lajme nga reperët.