MENU
klinika

"Plagë që luajnë rol"

Përlotet Mc Kresha, rrëfen historinë e trishtë të jetës së tij

19.05.2019 - 19:06

Një prej historive që u trajtua sot në “Dua të të bëj të lumtur” fliste rreth të mbijetuarve të masakrës së Suharekës.

Gjatë rrëfimit të historisë, i ftuari në studio Gramozi tregoi historinë rrëngjethëse të masakrës ku kanë mbetur të vrarë mbi 50 anëtarë të familjes Berisha. Këtë rrëfim e ndoqi edhe reperi Mc Kresha, i cili u prek pasi ishte një histori që i riktheu shumë kujtime të trishta.

I përlotur, Kresha ndau me publikun një moment të vështirë që kishte përjetuar ai dhe familja e tij gjatë luftës së Kosovës.

Kresha rrëfeu se kur kishte qenë 13 vjeç, gjatë luftës ishte detyruar që të ecte në këmbë nga qyteti i Mitrovicës deri në Pejë, duke vazhduar udhëtimin për në Kukës.

Gjatë këtij momenti, Kresha ishte ndarë nga familja, pasi kufiri ishte mbyllur.

Familjarët e tij ishin detyruar që të udhëtonin në këmbë për dy javë, mbi 300 kilometra gjatë territorit të Kosovës.

“Kjo historia ime nuk është asgjë përballë historisë së Gramozit ose atyre që ka kaluar vajza e xhaxhait të nënës sime, të cilët kanë pasur të njëjtin fat. 20 vite nuk është një gjeneratë e plotë, e këto janë plagë të cilat luajnë një rol pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë te një popull edhe pas dy dekadash”, -u shpreh Kresha.