MENU
klinika

Kontroll shtetasve aziatik

Grupe mjekësh në doganat e juglindjes

31.01.2020 - 10:20

Shpallja e emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë që Shqipëria të marrë disa masa parandaluese.

Referuar burimeve nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Korçë,nse janë marrë masa në të gjitha pikat doganore të Juglindjes.

Drejtoritë e Shëndetit publik prej ditës se djeshme kanë vendosur në terren grupe mjekësh specialistë të cilët do të verifikojnë çdo shtetas të vendeve aziatike sidomos të zonave të prekura nga koronavirusi që hyjnë në territorin shqiptar.

Grupet e mjekëve do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe do alternohen me turne. Përveç grupit të mjekëve, intervistimit nga policë të trajnuar, së fundmi pikave doganore u është shtuar edhe një ambient që do të ekzaminohen rastet e dyshuara.

Deri tani nga dogana e Kapshticës ka hyrë në territorin tonë vetëm një shtetase japoneze, e cila pas verifikimit nga grupi i mjekëve, nuk rezultoi të kishte simptoma gripi.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


1000 shqiptarë kërkuan azil në BE, por...

Bilanci/ Maj-gusht FRONTEX kapi 1300 emigrantë!