MENU
klinika

Eurobond i ri/ Detajet

Shqipëria kërkon 600 milion euro borxh

31.01.2020 - 11:47

Republika e Shqipërisë e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, synon të lëshojë një Eurobond në vitin 2020 në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Transaksioni synon të mbulojë nevojat e financimit të qeverisë dhe administrimin e detyrimeve të borxhit në mënyrë proaktive. Ky transaksion është në përputhje me Strategjinë e Menaxhimit të Borxhit Afatmesëm të Qeverisë për të financuar në mënyrë të duhur buxhetin me koston më të vogël dhe një nivel të kujdesshëm të rrezikut.

Pjekuria e konsideruar e obligacionit duhet të jetë nga 7 në 10 vjet ndërsa shuma e lëshuar do të jetë deri në 600 milion dhe monedha e parashikuar është Euro. Oferta teknike duhet të dorëzohet së bashku me një propozim financiar, sipas detajeve të përcaktuara në RFP.

Duke iu referuar RFP-së të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, MFE pret që të marrë propozimet nga bankat e interesuara brenda 5 shkurtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritje nga kredia e KESH

Borxhi i jashtëm, 8.1 mld euro