Pas largimit të mesfushorit shqiptar Eros Grezda, Rangers ka arritur një marrëveshje me klubin e Hibernian për të marrë nëpërmjet formulës së huazimit deri në fund të sezonit Florian Kamberin.
Sulmuesi pëlqehet nga trajneri Steven Gerard dhe klubi skocez ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën legjendës së Liverpool-it dhe të sigurojë shërbimet e 24-vjeçarit.
Mediet vendase bëjnë me dije se Kamberi është nisur drejt qytetit të Gllasgoë për të kryer vizitat mjekësore, që do të pasohen nga zyrtarizimi si lojtari më i ri në dispozicion të Gerard.
Sulmuesi shqiptar pritet të largohet pas plot tre sezonesh nga Hibernian, ku luajti 67 ndeshje dhe ishte autor i 20 golave. Sulmuesi më parë ka qenë pjesë e Grasshopers në Zvicër dhe Karlsruhe në Gjermani.
Ndërkohë, ende nuk ka mbërritur dokumentacioni nga Zvicra për Kamberin, në mënyrë që ai të jetë gati të debutojë për Kombëtaren shqiptaren, teksa u grumbullua në muajin nëntor.