31.01.2020 - 21:37
Janë mësuar dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketbollin e femrave. Flamurtari dhe Partizani janë dy ekipet finaliste, të cilat fituan ndeshjet përkatëse.
Takimet gjysmëfinale u luajtë në Vlorë sot në mbrëmje, ku Flamurtari fitoi 106-85 ndaj Elbasanit. Vlonjatet dominuan gjatë gjithë takimit.
Ndërsa Partizani mundi 65-56 Tiranën në derbin kryeqytetas. Nesër (1 shkurt), po në Vlorë luhet edhe ndeshja finale. Flamurtari është favorit pasi luan përballë publikut të vet.