Nisur nga ky vit, Kosova do të jetë pjesë e “Çmimit për Letërsinë”, akorduar nga Bashkimi Evropian.
European Union Prize for Literature, këtë vit e ka renditur edhe Kosovën në listën e shteteve të tjera, me autorët konkurrentë për këtë çmim, sikurse njofton kultplus.
Kë vit, Kosovës, në garë i bashkohen: Belgjika, Bosnja, Kroacia, Qipro, Danimarka, Estonia, Gjermania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Spanja dhe Norvegjia.
Deri në 14 fitues të çmimit shpallen çdo vit, në një ceremoni që kulmon në Bruksel. Autorët fitues, gjithmonë kanë edhe turne për promovimin e librave dhe krijimtarisë së tyre, nëpër Evropë.
Të kujtojmë këtu, se nga Shqipëria, fituesit e këtij çmimi kanë qenë Ben Blushi dhe Rudi Erebara. Pritet të shihet, cilat do të jenë nominimet nga letërsia e Kosovës, për këtë çmim.