MENU
klinika

"Duhen reforma dhe investime"

Standard & Poor’s/ Shqipëria merr notën “B+”

01.02.2020 - 12:29

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor”s (S&P) në vlerësimin më të fundit të saj ka konfirmuar edhe një herë për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. Këtë vlerësim e ka përshëndetur ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila shkruan se “Pritshmëritë e S&P mbi zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë në periudhën afat-mesme mbeten pozitive, duke vlerësuar reformat dhe menaxhimin e financave publike shqiptare. Axhenda e reformave të qeverisë do të vazhdojë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe klimës së biznesit në vend”.

Agjencia vlerëson se në vitin 2019 deficiti buxhetor ishte në përputhje të plotë me targetin prej 1.9% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, pavarësisht se vendi u godit nga një tërmet në tremujorin e fundit. Ndërkohë, zgjerimi i deficitit në 2019 krahasuar me atë të vitit 2018 (1.6%), reflekton edhe rimbursimin më të madh të TVSH-së dhe një performancë më të ulët se sa plani i të ardhurave neto nga taksat.

Sipas Standard & Poor’s për Shqipërinë është kritike që reformat strukturore të përmirësojnë ambientin e biznesit dhe të tërheqin investimet e huaja, në mënyrë që të rritet në mënyrë të qëndrueshme niveli i të ardhurave afër mesatares rajonale dhe europiane.

Agjencia pret një rritje të përkohshme të deficitit në vitin 2020 në nivelin 2.2% të PBB, duke qenë se qeveria do punojë intensivisht për ri-ndërtimin pas tërmetit, si dhe njëkohësisht do të vijojë me pastrimin e detyrimeve të prapambetura. Në vitet më tej, agjensia projekton që deficiti buxhetor do të vijojë të reduktohet gradualisht përgjatë horizontit kohor afatmesëm. S&P projekton se borxhi publik neto do të bjerë poshtë nivelit prej 60% të PBB deri në vitin 2022.

Nota më e lartë e vlerësimit për një ekonomi është AAA, megjithatë në zonën “B+” Shqipëria barazohet me Malin e Zi dhe Turqinë. Ndërkohë, Greqia dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen më lart me “BB-“, Serbia edhe një shkallë më lart, me “BB+”, etj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektet e mëdha të infrastrukturës

Borxhi i Shqipërisë vlerësohet me notën B1

Raporti i Standard and Poor’s

Ekonomia shqiptare ‘B+’, notë pozitive