MENU
klinika

"Forcim masash për parandaimin e koronavirusit"

Manastirliu inspektim në Portin e Vlorës

01.02.2020 - 13:19

Koordinimi mes policisë kufitare dhe njësisë vendore të shëndetësisë, në zbatim të masave të Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, ka mundësuar intensifikimin e kontrolleve në pikat kufitare për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi njësinë e shëndetësisë në Portin e Vlorës, ku janë marrë masat për zbatimin e protokolleve ndërkombëtare për pasagjerët e dyshuar si dhe pajisja me logjistikën e nevojshme.

“Përmirësimi i survejancës aktive është shumë i rëndësishëm, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. E rëndësishme është që shërbimi është 24/7 dhe bashkëpunimi me epidemiologun është i vazhdueshëm për ndjekjen e rasteve”- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë rikonfirmoi gjatë inspektimit në portin e Vlorës se, sipas shkallës së rrezikut dhe planet do të jenë të ndryshme, për të përballuar çdo situatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kontroll shtetasve aziatik

Grupe mjekësh në doganat e juglindjes


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë