MENU
klinika

Më në fund!

Ledri Vula zyrtarizon lidhjen me Sara Hoxhën

02.02.2020 - 10:15

Megjithëse nuk kanë preferuar të flasin në publik për marrëdhënien e tyre të dashurisë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Disa ditë më parë, ata udhëtuan drejt Maldives dhe fotot që publikuan në Instagram në bënë zili të gjithëve. Ata janë kapur disa herë mat bashkë, por asnjëherë nuk kanë konfirmuar lidhjen publikisht. Megjithatë, mësohet se çifti tashmë ka bërë lidhjen zyrtare dhe kanë prezantuar familjet. Ndonëse në distancë, ata kanë marrë këtë hap të rëndësishëm për jetën e tyre. Më herët, Ledri ka treguar se familjarët e tij po presin me pa durim që reperi të martohet e të krijojë familje, ndaj me siguri edhe ardhja e fëmijëve në jetë s’do të jetë aq e largët.

Lidhja e shumëpërfolur e çiftit është zbuluar dy vite më parë dhe thuhet se ata kanë 4 vite bashkë.