MENU
klinika

Evakuohen banorët e pallatit në Shkodër

I shpërtheu bombola e gazit në banesë, vdes i moshuari

02.02.2020 - 20:15

Një apartament në Zdrale të Shkodrës është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Si pasojë ka ndërruar jetë një 70-vjeçr, që ishte në banesë në atë moment. Viktima është Ismet Abdurrahmani.

Dyshohet se flakët janë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Banorët e pallatit janë evakuuar.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe i menjëhershëm, duke bërë që i moshuari të mos mbijetojë dot. Fillimisht u mendua se ishte gjallë, por pasi u ul në tokë, u zbulua se ai kishte ndërruar jetë.