03.02.2020 - 17:16
Shkencëtarët në Indi pohojnë të kenë bërë tulla të veçanta për ndërtime në Hënë që do të lejonin ngritjen e sendeve në satelitin tonë natyror për eksplorimin e tij të hollësishëm.
Ato, sipas tyre, janë prej materiali që simulon sipërfaqen hënore bazuar në mostrat e tij të mbledhura nga NASA gjatë misionit të saj.
Shkencëtarët në Institutin e Shkencave në Indi, në bashkëpunim me kolegët e Organizatës për Kërkime të Hapësirës, kanë prodhuar ato që ata pretendojnë se janë “tulla hapësinore”.
Kjo shpikje, sipas mediave lokale, do të lejojë ndërtimin e objekteve në Hënë, përfshirë ndërtimin e ndërtesave që kërkojnë përdorimin e mjeteve që gjenden në sipërfaqen e saj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Plani i shkencës për njerëzimin
A mund të jetojë njeriu në Mars?
Në ‘lagjen tonë’