04.02.2020 - 13:17
Pas Shijakut, Durrësit dhe Elbasanit, Operacioni “Forca e Ligjit” ka zbarkuar sot edhe në Shkodër.
Mësohet se operacioni në qytetin verior vjen pas vlerësimeve për një ndërhyrje emergjente.
Ende nuk ka detaje se kush është në shënjestrën e kësaj njësie, por ato kanë mbërritur në kryeqendrën e veriut me mjete te blinduara.
Rasti i Shkodrës, sipas burimeve është i ngjashëm me atë të Shijakut, ku u sekuestrua Vila Golden, ku u mbajt peng Jan Prenga.
Ditën e sotme, OFL i ka dërguar kërkesë për plotësim formulari dy personave, Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mes tyre 1 polic (EMRAT)
“Forca e Ligjit”/ Veliu jep detaje: Trafikonin njerëz, arrestohen 32 persona
Bisedimet për anëtarësim