Presidenti kinez ndërhyri për herë të parë në krizën e koronavirusit në fund të janarit, duke urdhëruar “përpjekje gjithëpërfshirëse” për të penguar përhapjen e tij,.
Por Xi nuk është parë për disa ditë, duke humbur vendin e tij të zakonshëm në faqen e parë të gazetës shtetërore dhe në lajmet në transmetuesin shtetëror CCTV.
Kjo është e çuditshme, sepse Xi zakonisht dominon mbulimin e mediave, pavarësisht se sa në dukje rutinë janë aktivitetet e tij. Zhudkja e Xi nuk ka kaluar pa u vënë re në Kinë. As kjo nuk është hera e parë që kur “Xi mungon” bëhet histori.
Ku është Xi?
Ka shumë teori. Kryesorja ndër këto është se Xi është tërhequr nga qendra e vëmendjes në mënyrë që të zyrtarë të tjerë të marrin përgjegjësinë për një krizë që tashmë po shkakton mjerim të madh ekonomik dhe shoqëror . Xi është lideri më i fuqishëm kinez që nga Mao Zedong, ai ka kontrollin e centralizuar, por fuqia absolute sjell me vete përgjegjësi absolute.
Disa nga zyrtarët në Wuhan tashmë kanë dhënë dorëheqjen. Por ndërsa virusi vazhdon të përhapet në Kinë dhe në botë, ata mund të mos bëjnë dot mjaftueshëm për të qetësuar zemërimin e publikut.
Një figurë që mund të ndjehet nervoz për momentin është Kryeministri kinez Li Keqiang. Megjithatë, ai papritur është gjendur në krye të kësaj krize, duke vizituar vetë Wuhan.
Mediat sociale kineze kanë qenë plot spekulime nëse Li është vendosur nën karantinë që kur u kthye nga qyteti i goditur. Nëse kjo teori është e saktë, kjo mund të rezultojë të jetë më e pakta nga shqetësimet e tij.
Propaganda vazhdon dhe raportimet negative po minimizohen dhe mjekët dhe ekspertët e tjerë po u bëhet presion që të mos flasin kaq shume.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al